Tayfun Salcı
27 Mars 2018•Përditësim: 27 Mars 2018
LONDËR (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Irlandës njoftoi për dëbimin e një diplomati rus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Irlandës thuhet se në samitin e liderëve të BE-së gjatë javës së kaluar, është arritur konsensus se Rusia është përgjegjëse për helmimin e ish-agjentit rus, Sergey Skripal.
Si përgjigje kundër kësaj MPJ bëri të ditur për vendimin e dëbimit të një diplomati rus nga Irlanda.
Në deklaratë thuhet se ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney, i cili është takuar me ambasadorin e Rusisë në Dublin, ka njoftuar vendimin në fjalë.
Disa shtete të Bashkimit Evropian dhe NATO-s akuzuan Rusinë si përgjegjëse për helmimin me gaz kimik të ish-agjentit rus Sergey Skripal dhe vajzës së tij në Britani të Madhe.
Këto shtete morën vendim për dëbimin e një numri të madh të diplomatëve rusë. 24 shtete në gjithë botën kishin marrë vendim për dëbimin e 139 diplomatëve rusë.