Bota

Istanbul, fillon Forumi Mediatik Türkiye-Afrikë

"Ne besojmë se ky forum do ta çojë bashkëpunimin tonë aktual të fuqishëm në një nivel tjetër", tha Altun, duke shtuar se forumi pritet të adresojë marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Afrikës si dhe hapat për të forcuar këto lidhje

Esra Tekin  | 28.02.2025 - Përdıtësım : 28.02.2025
Istanbul, fillon Forumi Mediatik Türkiye-Afrikë

Istanbul

Forumi Mediatik Türkiye-Afrikë, i organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, ka filluar në qytetin metropolitan Istanbul, raporton Anadolu.

Fjalime në hapjen e forumit kishte shefi ekzekutiv i Unionit Afrikan të Transmetimeve, Gregoire Ndjaka, ministri i Komunikimit dhe Çështjeve Politike i Unitetit Kombëtar të Libisë, Walid Ammar Ellafi dhe kreu i Drejtorisë së Komunikimeve i Türkiyes, Fahrettin Altun.

"Ne besojmë se ky forum do ta çojë bashkëpunimin tonë aktual të fuqishëm në një nivel tjetër", tha Altun duke shtuar se forumi pritet të adresojë marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Afrikës si dhe hapat për të forcuar këto lidhje.

Altun theksoi dëshirën e Türkiyes për të pasqyruar Afrikën "jo përmes aspekteve të saj negative, por përmes potencialit dhe dinamizmit të saj të vërtetë".

Në forum do të mbahen panele mbi "Përforcimin e ekosistemit të medias dhe komunikimit në marrëdhëniet Türkiye-Afrikë", "Diplomacia publike dhe komunikimi strategjik: Eksplorimi i mundësive për bashkëpunim brenda vizionit të përbashkët", "Rrjedha e saktë e informacionit dhe strategjitë kundër dezinformimit në marrëdhëniet Diplomacia Publike dhe Komunikimi Strategjik: Eksplorimi i Mundësive për Bashkëpunim brenda Vizionit të Përbashkët", "Rrjedha e saktë e informacionit dhe strategjitë për të luftuar dezinformimin në marrëdhëniet me median Türkiye-Afrikë".

Dhjetëra panelistë pritet të marrin pjesë në panelet e këtij forumi për të shpjeguar dhe diskutuar hapat për të forcuar lidhjet midis Türkiyes dhe kontinentit afrikan.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın