Itali, shirat e dendur shkaktojnë përmbytje
Në afro 100 vendbanime të rajonit të Piemontes janë lëshuar paralajmërime për rrezikun e përmbytjeve pasi reshjet e dendura ishin efektive që nga dita e djeshme

Romë
Reshjet e dendura të shiut në rajonin e Piemontes në veriperëndim të Italisë shkaktuan përmbytje, transmeton Anadolu.
Sipas mediave italiane, në afro 100 vendbanime të rajonit të Piemontes janë lëshuar paralajmërime për rrezikun e përmbytjeve pasi reshjet e dendura ishin efektive që nga dita e djeshme dhe niveli i të gjithë lumenjve arriti në nivele "alarmante".
Theksohet se lumi më i madh i vendit Po kaloi vijën e përmbytjes në disa pika pranë qytetit të Torinos dhe se lumi Sessia, një nga degët e Po-së, gjithashtu mbartte rrezik të ngjashëm, duke detyruar të paktën 150 njerëz në qytetin Borgosesia të largohen nga shtëpitë e tyre.
Disa sipërfaqe bujqësore dhe rrugë janë përmbytur në zonat Strambino dhe Caravino si pasojë e vërshimit të Dora Balteas, një tjetër degë e lumit Po.
Pjesë të caktuara të autostradës Torino-Aosta A5 dhe disa rrugë fshatrash janë mbyllur për qarkullim për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Torino.
Si pasojë e erërave të forta, pemët kanë rënë në shumë qytete si Milano, Piacenza dhe Romë. Në Milano dhe Torino, qytetarët u paralajmëruan të mos shkonin në parqe.
Një paralajmërim i "kodit të kuq" është lëshuar për ditën e nesërme në rajonin Emilia-Romagna, ku më herët kanë ndodhur përmbytje për shkak reshjeve të shiut që kanë prekur të gjithë vendin.