Bota

Izrael, pretendohet se 7 mijë hebrenj ultra-ortodoksë do të thirren në ushtri

Pretendohet se ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka dhënë udhëzime për rekrutimin e 7 mijë hebrenjve ultra-ortodoksë (Haredi)

Zein Khalil, Gülşen Topçu  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
Izrael, pretendohet se 7 mijë hebrenj ultra-ortodoksë do të thirren në ushtri

Kuds

Pretendohet se ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka dhënë udhëzime për rekrutimin e 7 mijë hebrenjve ultra-ortodoksë (Haredi), transmeton Anadolu.

Sipas gazetës "Israel Hayom", Gallant u takua me shefin e Shtabit Herzi Halevi, zëvendësshefin e Shtabit, Amir Baram dhe shefin e Drejtorisë së personelit të ushtrisë, Yaniv Asor për të diskutuar mbi çështjen e rekrutimit të ushtarëve Haredi.

Gjatë takimit u bë një prezantim i shkurtër në lidhje me informacionin për grupin e parë të rekrutëve Haredi.

Në fund të mbledhjes, Gallant miratoi rekomandimin e ushtrisë për rekrutimin e 7 mijë Haredive në ditët në vijim.

Thuhet se që nga fundi i korrikut, vetëm 900 haredi i janë përgjigjur urdhrit të dërguar 3 mijë haredive për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Në lajmin e publikuar dje në gazetën "Yedioth Ahronoth", thuhej se ushtria izraelite, e cila vazhdon sulmet në Rripin e Gazës dhe në Liban, kishte nevojë të thërriste në detyrë 7 mijë ushtarë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın