Bota

Izraeli: 1.307 raketa dhe dronë të lëshuar nga Libani muajin e kaluar

Shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet tha se rreth 42 raketa dhe dronë u gjuajtën çdo ditë nga Libani në Izrael muajin e kaluar

Ahmed Asmar  | 05.09.2024 - Përdıtësım : 05.09.2024
Izraeli: 1.307 raketa dhe dronë të lëshuar nga Libani muajin e kaluar

Kuds

Izraeli tha sot se ka regjistruar lëshimin e 1.307 raketave dhe dronëve nga Libani në gusht, shifra më e madhe që nga fillimi i këtij viti, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet tha se rreth 42 raketa dhe dronë u gjuajtën çdo ditë nga Libani në Izrael muajin e kaluar.

Sipas deklaratës, 1.091 raketa u lëshuan nga Libani në korrik, 855 në qershor, 1.000 në maj, 744 në prill, 746 në mars, 534 në shkurt dhe 334 në janar.

Sa i përket Rripit të Gazës, Shin Bet tha se 116 raketa u hodhën nga enklava palestineze në gusht, nga 216 në korrik, 205 në qershor dhe 452 në maj.

Tensionet janë rritur përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin në mes të sulmeve ndërkufitare midis Hezbollahut dhe forcave izraelite ndërsa Tel Avivi vazhdon me ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë mbi 40.800 palestinezë që nga 7 tetori i kaluar pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın