Bota

Izraeli bombardon shtëpinë ku u strehuan të zhvendosurit në Gaza, regjistrohen 5 viktima

Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një shtëpi ku ishin strehuar të zhvendosurit në lagjen Nasr, në perëndim të qendrës së qytetit të Gazës

Mehmet Nuri Uçar  | 16.10.2024 - Përdıtësım : 16.10.2024
Izraeli bombardon shtëpinë ku u strehuan të zhvendosurit në Gaza, regjistrohen 5 viktima

Gaza

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve të Izraelit ndaj një shtëpie ku familjet e zhvendosura janë strehuar në qendër të qytetit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një shtëpi ku ishin strehuar të zhvendosurit në lagjen Nasr, në perëndim të qendrës së qytetit të Gazës.

Nga të dhënat e para mësohet se nga sulmi kanë humbur jetën 5 persona ndërsa 8 të tjerë janë plagosur. Vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.344 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa 99.013 të tjerë u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın