Bota

Izraeli bombardon spitalin "Kamal Adwan" në Gaza

Të paktën 4 palestinezë humbën jetën nga sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës

Hosni Nedim, Ekrem Biçeroğlu  | 19.11.2024 - Përdıtësım : 19.11.2024
Izraeli bombardon spitalin "Kamal Adwan" në Gaza

Gaza

Të paktën 4 palestinezë humbën jetën nga sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, ushtria izraelite bombardoi katin e tretë të spitalit "Kamal Adwan" në rajonin Meshru Beit Lahiya.

Dëshmitarët thanë se i njëjti kat ishte shënjestruar nga Izraeli shumë herë më parë.

Në deklaratën e spitalit Baptist Al-Ehli thuhet se ushtria izraelite bombardoi rrethinën e xhamisë Al-Iman në lagjen Sabra të Gazës. Dy persona humbën jetën dhe të paktën 8 të tjerë u plagosën rëndë nga sulmi.

Ndërsa një foshnjë u vra në sulmin e ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Nusairat, një person i plagosur rëndë në sulmin në kampin e refugjatëve Burayj ndërroi jetë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın