Ekip
03 Korrik 2022•Përditësim: 04 Korrik 2022
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar se vëzhgues ushtarakë izraelitë do të marrin pjesë në një stërvitje ushtarake që javën e ardhshme në Marok, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të ministrisë thuhet se pjesëmarrja në stërvitjen "Luani Afrikan 2022" në Marok është "një hap shtesë në forcimin e marrëdhënieve të sigurisë midis vendeve".
Kjo është hera e parë që Izraeli merr pjesë në një stërvitje ushtarake ndërkombëtare në vendin e Afrikës Veriore.
Në deklaratë thuhet se edhe forcat amerikane do të marrin pjesë në stërvitje.
Nuk kishte asnjë koment nga autoritetet marokene mbi raportimin.
Vitin e kaluar, një njësi marokene kundër terrorizmit mori pjesë në një stërvitje shumëkombëshe në Izrael.
Maroku ishte vendi i katërt arab që normalizoi marrëdhëniet me Izraelin në vitin 2020 pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit dhe Sudanit.