Bota

Izraeli fillon sulmet e pushtimit tokësor në jug të Libanit

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se ushtria izraelite filloi sulme tokësore të kufizuara dhe intensive kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit

Mustafa M. M. Haboush, Gülşen Topçu  | 01.10.2024 - Përdıtësım : 01.10.2024
Izraeli fillon sulmet e pushtimit tokësor në jug të Libanit

Istanbul

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer sulme të pushtimit tokësor ndaj disa pikave në territorin e Libanit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari në një deklaratë me shkrim tha se ushtria izraelite filloi sulme tokësore të kufizuara dhe intensive kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit.

"Sulmet tokësore u shoqëruan nga forcat ajrore dhe njësitë e artilerisë. Operacioni 'Shigjetat e Veriut' do të vazhdojnë paralelisht me konfliktin në Gaza dhe sipas vlerësimit të situatës", thuhet në deklaratë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın