Bota

Izraeli konfirmon edhe 2 pengje të tjerë të vrarë në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se Alex Dancyg (75-vjeç) dhe Yagev Buchshtav (35-vjeç) besohet se kanë vdekur në qytetin jugor Khan Younis. Megjithatë, duke cituar një hetim në vazhdim, nuk u dhanë detaje rreth rrethanave të vdekjes së tyre

Ahmed Asmar  | 22.07.2024 - Përdıtësım : 22.07.2024
Izraeli konfirmon edhe 2 pengje të tjerë të vrarë në Gaza Foto: AA/Arkiv

Ankara

Ushtria izraelite ka konfirmuar vdekjen e dy pengjeve të tjera të mbajtura nga grupi palestinez Hamas në Rripin e Gazës, e cila është nën sulme të pamëshirshme nga ushtria izraelite, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite njoftoi se Alex Dancyg (75-vjeç) dhe Yagev Buchshtav (35-vjeç) besohet se kanë vdekur në qytetin jugor Khan Younis. Megjithatë, duke cituar një hetim në vazhdim, nuk u dhanë detaje rreth rrethanave të vdekjes së tyre.

Në muajin mars, Hamasi tha se Dancyg u vra nga zjarri i ushtrisë izraelite, ndërsa Buchshtav humbi jetën për shkak të mungesës së ushqimit dhe ilaçeve mes një bllokade izraelite në RRipin e Gazës.

Sipas ushtrisë izraelite, të paktën 44 pengje izraelite të mbajtura nga Hamasi kanë vdekur në Rripin e Gazës.

Besohet se Hamasi mban rreth 120 robër izraelitë pas sulmit të grupit më 7 tetor të vitit 2023 në Izraelin jugor.

Izraelitët kanë organizuar protesta për të kërkuar nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu të arrijë një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin.

Grupi i rezistencës palestineze kërkon fundin e ofensivës vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës në këmbim të ndonjë shkëmbimi pengjesh me Tel Avivin.

Bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti nuk kanë arritur të bien dakord për një armëpushim të përhershëm që lejon shkëmbimin e të burgosurve midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Deri më tani, përpjekjet e tre vendeve për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit janë penguar nga refuzimi i Netanyahu-t ndaj thirrjes së Hamasit për të ndaluar armiqësitë.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me reagimin ndërkombëtar në mes të ofensivës brutale të vazhdueshme në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

Të paktën 39 të paktën palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe rreth 90 mijë të tjerë janë plagosur. Mbi nëntë muaj pas sulmit izraelit, pjesë të gjera të Gazës mbeten në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın