Izraeli kreu sulme ajrore në jug të Bejrutit
Sipas mediave libaneze, sulmet ajrore kishin në shënjestër Gubeyri-n në rajonin Dahiye, i njohur si bastioni i Hezbollahut
Bejrut
Izraeli kreu 4 sulme ajrore në rajonin Dahiye në jug të Bejrutit mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu.
Sipas mediave libaneze, sulmet ajrore kishin në shënjestër Gubeyri-n në rajonin Dahiye, i njohur si bastioni i Hezbollahut.
Pas kërcënimit për sulm nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, një re pluhuri dhe tymi mbuloi rajonin pas sulmeve të dhunshme.
Zëdhënësi izraelit, i cili bëri një postim në X duke publikuar hartat që tregojnë dy pika në Gubeyri në rajonin Dahiye kërcënoi se do të sulmonte në rajon.
"Ju jeni pranë objekteve që i përkasin dhe përdoren për të mirën e Hezbollahut, të cilat do të jenë në shënjestër nga Izraeli në të ardhmen e afërt. Për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj, duhet të evakuoni menjëherë ndërtesat e treguara në hartë dhe ndërtesat përreth në Gubeyri në rajonin e Dahiye-s dhe të largoheni të paktën 500 metra larg", tha Adraee.