Izraeli kreu tre sulme ajrore në jug të Bejrutit
Sulmet që synonin rajonin Hurayk, Dahiye erdhën menjëherë pas kërcënimeve për sulm të bëra nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee
Bejrut
Ushtria izraelite kreu tre sulme të reja ajrore në jug të Bejrutit, kryeqyteti i Libanit, transmeton Anadolu.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit, NNA, njoftoi se avionët luftarakë izraelitë kryen tre sulme ajrore në rajonin Dahiye në jug të Bejrutit, i njohur si "kalaja e Hezbollahut".
Sulmet që synonin rajonin Hurayk, Dahiye erdhën menjëherë pas kërcënimeve për sulm të bëra nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee.
Adraee, me postimet e tij nga llogaria e X tregoi 11 pika në lagjen Dahiye të Bejrutit, shumica e tyre në Hurayk, duke theksuar: "Ju jeni pranë objekteve dhe interesave të Hezbollahut, ku ushtria izraelite do të veprojë në mënyrë agresive në afatin e afërt".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.