Bota

Izraeli kryen sulm ajror ndaj kryeqytetit sirian Damask

Në lajmin e televizionit izraelit "Channel 14" pretendohet se në sulmin ajror që Izraeli kreu ndaj Damaskut u shënjestrua selia e Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës

Ethem Emre Özcan, Burak Dağ  | 13.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Izraeli kryen sulm ajror ndaj kryeqytetit sirian Damask

Damask

Avionë luftarakë të Izraelit kryen sulm ajror ndaj kryeqytetit të Sirisë, Damask, raporton Anadolu.

Avionët izraelitë vendosën në shënjestër një ndërtesë në zonën Marshou Dummar rreth orës 13:45 sipas kohës lokale.

Si pasojë e sulmit u dëgjuan dy shpërthime të fuqishme ndërsa nga ndërtesa që u shënjestrua u ngrit tym.

Në lajmin e televizionit izraelit "Channel 14" pretendohet se në sulmin ajror që Izraeli kreu ndaj Damaskut u shënjestrua selia e Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın