Sümeyye Özer
22 Gusht 2019•Përditësim: 22 Gusht 2019
Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj disa pikave ushtarake të Hamasit në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee tha në një deklaratë se avionët izraelitë kanë shënjestruar shumë pika të Hamasit në veri të Gazës.
Në deklaratë thuhet se sulmet janë kryer si kundërpërgjigje ndaj një rakete të hedhur nga Gaza në drejtim të Izraelit, e cila ka rënë pranë një vendbanimi.
Adraee mbrëmë tha se nga Gaza është shkrepur një raketë në drejtim të Izraelit dhe se fillimisht është sulmuar një pikë ushtarake e Hamasit në shenjë kundërpërgjigjeje.
Ndërkaq, askush në Gaza nuk e ka marrë përgjegjësinë për hedhjen e raketës.