Bota

Izraeli kërkon që koalicioni ndërkombëtar t'i bashkohet kundërpërgjigjes ndaj Iranit nëse Teherani sulmon

Katz u takua me sekretari e jashtëm britanik, David Lammy dhe ministrin e jashtëm francez, Stephane Sejourne, të cilët vizituan Izraelin me qëllimin për të parandaluar tensionin rajonal

Mustafa Deveci  | 16.08.2024 - Përdıtësım : 16.08.2024
Izraeli kërkon që koalicioni ndërkombëtar t'i bashkohet kundërpërgjigjes ndaj Iranit nëse Teherani sulmon

Ankara

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Katz, ka deklaruar se ata shpresojnë që koalicioni ndërkombëtar të marrë pjesë në kundërpërgjigjen që Tel Avivi do të ndërmarrë kundër territoreve të Iranit, nëse Teherani sulmon vendin e tij, transmeton Anadolu.

Sipas ministrisë izraelite, Katz u takua me sekretari e jashtëm britanik, David Lammy dhe ministrin e jashtëm francez, Stephane Sejourne, të cilët vizituan Izraelin me qëllimin për të parandaluar tensionin rajonal dhe për të ofruar mbështetje ndaj negociatave për shkëmbimin e pengjeve.

Duke falënderuar mysafirët Lammy dhe Sejourne për mbështetjen që kanë dhënë ndaj Izraelit, Katz tha se, "Ministrave të jashtëm të Francës dhe Britanisë ua kam shprehur qartë se nëse Irani sulmon, pres që koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Izraeli, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca t‘i bashkohet Izraelit jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulmin ndaj objektivave të rëndësishëm në Iran".

Ndër të tjera, Katz tha se "Izraeli është i gatshëm për shkëmbimin e pengjeve, por Hamasi mund të ashpërsojë kërkesat e tij".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın