Bota

Izraeli liron 12 të burgosur palestinezë nga Gaza, përfshirë 2 gra

Izraeli ka liruar herë pas here disa nga banorët e Gazës që i ka mbajtur robër që nga gjenocidi që filloi kundër Gazës më 7 tetor 2023

Hosni Nedim, Safiye Karabacak  | 24.04.2025 - Përdıtësım : 24.04.2025
Izraeli liron 12 të burgosur palestinezë nga Gaza, përfshirë 2 gra

Gaza

Izraeli ka liruar 12 palestinezë, përfshirë 2 gra, të cilët i kishte ndaluar në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, një autobus i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq transportoi në Rripin e Gazës 12 persona, mes të cilëve 2 gra.

Zyra e Informacionit për të Burgosurit, e lidhur me Hamasin, njoftoi se 12 të burgosur të liruar nga burgjet izraelite u transferuan në Spitalin e Dëshmorëve Al-Aksa në qytetin Deir al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Nuk u dha asnjë informacion se ku ushtria izraelite ia dorëzoi të burgosurit Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq apo gjendjen e tyre shëndetësore.

Izraeli ka liruar herë pas here disa nga banorët e Gazës që i ka mbajtur robër që nga gjenocidi që filloi kundër Gazës më 7 tetor 2023.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha më 17 prill se Izraeli po arrestonte mijëra palestinezë në Rripin e Gazës si pjesë e sulmeve të tij të vazhdueshme.

Në deklaratë thuhej se të arrestuarit mbaheshin në "kushte jashtëzakonisht të ashpra dhe të tmerrshme, me qëllim që të shkaktonin dëm më të madh të mundshëm".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın