Bota

Izraeli mbyll xhaminë e profetit Ibrahim në Khalil për muslimanët

Izraeli i ndaloi muslimanët të hyjnë në xhaminë e profetit Ibrahim në qytetin e pushtuar të Al-Khalilit (Hebron) në Bregun Perëndimor për dy ditë, duke përdorur si justifikim festën e Pashkëve hebreje

Qais Omar Darwesh Omar, Halime Afra Aksoy  | 15.04.2025 - Përdıtësım : 16.04.2025
Izraeli mbyll xhaminë e profetit Ibrahim në Khalil për muslimanët

Ramallah

Izraeli i ndaloi muslimanët të hyjnë në xhaminë e profetit Ibrahim në qytetin e pushtuar të Al-Khalilit (Hebron) në Bregun Perëndimor për dy ditë, duke përdorur si justifikim festën e Pashkëve hebreje, raporton Anadolu.

Ekrem et-Temimi, i cili është përgjegjës për xhamitë në Drejtorinë e Fondacioneve në Khalil, tha për Anadolu se autoritetet izraelite kanë mbyllur xhaminë profetit Ibrahim për sot dhe nesër për shkak të festës së Pashkëve.

"Autoritetet izraelite hapën të gjitha pjesët e xhamisë për izraelitët që po uzurpojnë tokat palestineze", tha Tamimi.

Ai theksoi se mbyllja e vendosur nga Izraeli përfshin edhe zonën përreth xhamisë dhe se palestinezët nuk lejohen të hyjnë dhe të dalin përmes postblloqeve ushtarake nën masa të rrepta.

Festa e Pashkëve hebreje, e cila filloi më 12 prill, do të vazhdojë për një javë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın