Izraeli merr tre avionë tjerë luftarakë F-35
Me këtë dërgesë, numri i avionëve luftarakë F-35 në ushtrinë izraelite që vazhdon gjenocidin në Gaza është rritur në 45

Ankara
Ushtrisë izraelite, e cila vazhdon masakrat që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, i janë dorëzuar 3 avionë tjerë luftarakë F-35, njoftoi ushtria, transmeton Anadolu.
Ushtria në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se 3 avionë luftarakë të llojit F-35 dje kanë arritur në Bazën Ajrore Nevatim në jug të Izraelit.
Me këtë dërgesë, numri i avionëve luftarakë F-35 në ushtrinë izraelite që vazhdon gjenocidin në Gaza është rritur në 45.
Izraeli, të cilit SHBA-ja i jep miliarda dollarë ndihmë në armë çdo vit, fillimisht porositi 50 avionë F-35.
Përveç kësaj, qeveria e Tel Avivit porositi 25 avionë të tjerë F-35 vitin e kaluar.
Avionët F-35 prodhohen nga kompania amerikane e mbrojtjes "Lockheed Martin", por disa komponentë prodhohen në Mbretërinë e Bashkuar.