Ali H. M.Abo Rezeg
09 Tetor 2017•Përditësim: 10 Tetor 2017
RAMALLAH (AA) – Njëri nga liderët e grupit palestinez të rezistencës Hamas bëri të ditur se Izraeli ka refuzuar të lejojë tre udhëheqësit e Hamasit të lëshojnë Bregun Perëndimor për në Egjipt për të marrë pjesë në bisedimet e pajtimit midis fraksioneve palestineze në Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).
“Përpjekjet egjiptiane nuk kanë arritur të bindin Izraelin që të lejojë tre udhëheqësit e grupit nga Bregu Perëndimor të bashkohen me delegacionet e Hamasit në bisedime”, tha Hassan Yousef për AA.
Izraeli kontrollon të gjitha vendkalimet në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Të dielën, Yoused tha se tre udhëheqësit e Hamasit nga Bregu Perëndimor mund të marrin pjesë në raundin e ri të bisedimeve të pajtimit në Kajro.
Delegatët nga Hamasi dhe grupi rival, lëvizja palestineze Fatah, do të takohen ditën e nesërme në Kajro, si pjesë e përpjekjeve egjiptiane për të arritur pajtimin ndër palestinez dhe për të lejuar qeverinë e unitetit me seli në Bregun Perëndimor të marrë detyrën e saj në Rripin e Gazës.
Javën e kaluar, kryeministri palestinez Rami Hamdallah mbajti mbajti takimin e parë të kabinetit të tij në enklavën e bllokuar, që nga hartimi i qeverisë palestineze të unitetit në vitin 2014, për një hap të madh drejt pajtimit palestinez.
Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës kanë mbetur politikisht dhe administrativisht të ndara që nga viti 2007, kur Hamasi mori kontrollin e Gazës nga Fatah, pas luftimeve disa ditore në rrugë.