Bota

Izraeli rrënon një shkollë në Bregun Perëndimor

Në këtë shkollë, e cila ishte e ndërtuar nga Ministria palestineze e Arsimit me mbështetje të shteteve evropiane, mësimin e ndiqnin 43 nxënës

Gülşen Topçu  | 10.04.2018 - Përdıtësım : 10.04.2018
Izraeli rrënon një shkollë në Bregun Perëndimor

Ramallah

RAMALLAH (AA) - Qeveria izraelite ka rrënuar një shkollë në Bregun Perëndimor të okpuar me arsyetimin se nuk ka poseduar leje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të marra nga dëshmitarë okularë, njësitë e ushtrisë izraelite kanë kryer bastisje në rajonin Herbet Zennuta në jug të qytetit El Halil (Hebron) dhe kanë rrënuar një shkollë të ndërtuar prej metali.

Autoritetet izraelite kanë formuar kordon të sigurisë dhe kanë sjellë makina për të transportuar pjesët e rrënuara të shkollës.

Në këtë shkollë, e cila ishte e ndërtuar nga Ministria palestineze e Arsimit me mbështetje të shteteve evropiane, mësimin e ndiqnin 43 nxënës.

Sipas një raporti të publikuar më 4 shkurt nga Zyra Koordinative e Çështjeve Humanitare pranë OKB-së (OCHA), 45 për qind e shkollave në Kudsin Lindor dhe zonën "C" në Bregun Perëndimor janë në rrezik nga rrënimi.

Në kuadër të "Marrëveshjes së Dytë të Oslos" të nënshkruar në vitin 1995 mes Palestinës dhe qeverisë izraelite, Bregu Perëndimor ishte ndarë në zonat A, B dhe C.

Zona A, e cila përfshin 18 për qind të territorit, i ishte alokuar Palestinës në aspektin administrativ dhe atë të sigurisë, zona B, që përfshinte 21 për qind, në aspektin administrativ i ishte alokuar Palestinës kurse në atë të sigurisë Izraelit, kurse zona C, që përfshin 61 për qind të Bregut Perëndimor, i ishte alokuar Izraelit edhe në aspektin administrativ, edhe atë të sigurisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın