Bota

"Izraeli shkatërroi një uzinë aktive kërkimore të armëve bërthamore në Iran"

Sipas lajmit të faqes së lajmeve "Walla", u shpalos një pretendim i ri lidhur me sulmin e Izraelit ndaj Iranit që e kreu më 26 tetor

Mustafa Deveci  | 15.11.2024 - Përdıtësım : 15.11.2024
"Izraeli shkatërroi një uzinë aktive kërkimore të armëve bërthamore në Iran"

Ankara

Pretendohet se ushtria izraelite shkatërroi "një uzinë aktive kërkimore të armëve bërthamore në Iran" në sulmin e muajit të kaluar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të faqes së lajmeve "Walla", u shpalos një pretendim i ri lidhur me sulmin e Izraelit ndaj Iranit që e kreu më 26 tetor.

Lajmi i bazuar në zyrtarë anonimë amerikanë dhe izraelitë pretendon se sulmi i Tel Avivit kishte në shënjestër një "uzinë sekrete" në rajonin Parchin-it afër Teheranit për të cilën dyshohej se "Irani e përdor për kërkime të armëve bërthamore".

Gjithashtu u pretendua se "pajisjet e avancuara të përdorura në dizajnimin e eksplozivëve plastikë që rrethojnë uraniumin në pajisjet bërthamore dhe nevojite për ta shpërthyer atë" u shkatërruan në uzinën e quajtur "Taleghan 2" në sulmin në fjalë.

Edhe pse në lajm pretendohet se uzina në fjalë është objekt sekret iranian, qeveria e Teheranit kundërshton pretendimin për prodhimin e armëve bërthamore.

Në deklaratën e tij të djeshme, presidenti iranian Masoud Pezeshkian, tha se nuk po përpiqen në asnjë mënyrë të prodhojnë armë bërthamore në përputhje me fetvanë e liderit të vendit Ayatollah Ali Khamenei dhe se nuk do të lejojnë askënd të devijojë nga kjo politikë.

Izraeli njoftoi se kishte shënjestruar pikat ushtarake në Iran më 26 tetor, si hakmarrje për sulmet raketore të Iranit më 1 tetor dhe se sulmi përfundoi me sukses.

Në këto sulme izraelite humbën jetën 4 ushtarë iranianë dhe një civil.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın