Bota

Izraeli shpall "non grata" shefin e OKB-së Guterres, i ndalon hyrjen në vend

Në deklaratën e tij, shefi i OKB-së nuk përmendi emrin e Iranit në lidhje me raketat e lëshuara dhe nuk "dënoi drejtpërdrejt" sulmin e Teheranit, tha Ministria e Jashtme e Izraelit

Mustafa Deveci  | 02.10.2024 - Përdıtësım : 03.10.2024
Izraeli shpall "non grata" shefin e OKB-së Guterres, i ndalon hyrjen në vend

Ankara

Qeveria izraelite e ka shpallur "persona non grata" dhe i ka ndaluar hyrjen në vend Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i cili ka bërë thirrje për ulje urgjente të tensioneve në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Jashtme izraelite, thuhet se ministri i Jashtëm Yisrael Katz e ka shpallur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Guterres "persona non grata".

Në deklaratë thuhet se Guterresit i është ndaluar hyrja në vend dhe se vendimi është marrë për shkak të deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së pas sulmit raketor të Iranit dje.

Në deklaratën e tij të djeshme, shefi i OKB-së nuk përmendi emrin e Iranit në lidhje me raketat e lëshuara dhe nuk "dënoi drejtpërdrejt" sulmin e Teheranit, tha ministria.

Sipas ministrisë, Katz e ka akuzuar Guterresin si antiizraelit, duke shtuar: "Kushdo që nuk mund të dënojë hapur sulmin e urryer të Iranit ndaj Izraelit, siç bëjnë pothuajse të gjitha vendet në botë, nuk meriton të shkelë në tokën izraelite".

Në deklaratën e tij pas sulmit të djeshëm të Iranit ndaj Izraelit, Guterres dënoi zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın