Bota

Izraeli sulmon palestinezët në rajonin që pretendonte se është "i sigurt"

Sipas gazetarit të AA-së në rajon, ushtria izraelite bombardoi vendbanimet në lindje të qytetit Khan Younis, për të cilat më parë pretendonte se janë "zona të sigurta"

Mustafa Deveci  | 22.07.2024 - Përdıtësım : 22.07.2024
Izraeli sulmon palestinezët në rajonin që pretendonte se është "i sigurt"

Ankara

Ushtria izraelite goditi zonën në Rripin e Gazës, e cila më parë kishte pretenduar se ishte "e sigurt", por donte të evakuohej mëngjesin e sotëm, gjatë migrimit të civilëve palestinezë, raporton Anadolu.

Sipas gazetarit të AA-së në rajon, ushtria izraelite bombardoi vendbanimet në lindje të qytetit Khan Younis, për të cilat më parë pretendonte se janë "zona të sigurta".

Ndërsa sulmet e ushtrisë izraelite u kryen gjatë migrimit të detyruar të palestinezëve, mijëra civilë u përpoqën të largoheshin nga rajoni nën bombardime.

Ndërsa palestinezët po përpiqeshin të largoheshin, u pa tym që dilte nga zona dhe mijëra njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, u panë duke vrapuar majtas-djathtas në panik.

Kamera regjistroi disa palestinezë që iu nënshtruan migrimit të detyruar me ato pak sende që mund të merrnin me vete, dhe të cilët nuk mund t'i ndalnin lotët.

Në pamundësi për të gjetur një automjet për evakuim, qindra palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u përpoqën të largoheshin nga zona në këmbë.

Një palestinez i moshuar u pa duke tentuar të largohej nga zona në këmbë me paterica.

Ushtria izraelite i detyroi palestinezët që u strehuan në zonat në lindje të Khan Younis, të cilat sipas saj ishin "të sigurta", të emigronin mëngjesin e sotëm.

Burimet lokale bëjnë me dije se në rajon ka rreth 400 mijë palestinezë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın