Ekip
19 Gusht 2021•Përditësim: 19 Gusht 2021
Izraeli ka bërë të ditur se për herë të parë në 17 vite ka ulur nivelin e kërcënimit terrorist në vendpushimet e plazheve të Gadishullit Sinai të Egjiptit, përfshirë në qytetet Sharm el-Sheikh dhe Taba, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuar se vendimi u shpall dje në një deklaratë të Këshillit të Sigurisë së Izraelit (NSC) që tha se niveli i kërcënimit terrorist është ulur nga niveli 1 në nivelin 3.
NSC-ja tha se tema u diskutua në një takim në Tel Aviv midis kryeministrit izraelit, Naftali Bennett dhe shefit të inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel.
Ambasadorja izraelite në Kajro, Amira Oron, përshëndeti vendimin, duke theksuar se ky vendim "do të kontribuojë në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në përgjithësi, veçanërisht në fushën e turizmit.
Faqja e lajmeve izraelite 'Walla' raportoi se kjo është hera e parë që Izraeli ulë nivelin e kërcënimit terrorist në vendpushimet e Gadishullit Sinai gjatë 17 viteve të fundit.
Në tetori të vitit 2004, dy vendpushimet në qytetin Taba në jug të Sinait dëshmuan shpërthime terroriste, si pasojë e të cilave humbën jetën të paktën 34 persona, shumica e të cilëve izraelitë.
Në muajin mars, Izraeli hapi vendkalimin kufitar Taba me Egjiptin pas një mbylljeje 1-vjeçare për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas të përditshmes izraelite 'Haaretz', në vitin 2019 rreth gjysmë milioni izraelitë kaluan përmes vendkalimit kufitar Taba në vendpushimet e Sinait, një rritje prej 30 për qind në krahasim me vitin e 2018, ndërsa në vitin 2020 për shkak të pandemisë kaluan vetëm 34 mijë izraelitë.