Esat Fırat
02 Janar 2019•Përditësim: 02 Janar 2019
KUDS (AA) - Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 15 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në median palestineze, forcat izraelite kanë arrestuar 15 palestinezë në operacione të organizuara gjatë orëve të natës me pretendimin se "janë përfshirë në aktivitete terroriste".
Palestinezët e arrestuar janë dërguar në qendra të arrestit për t'u marrë në pyetje.
Forcat izraelite shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Pas arrestimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.
Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.500 palestinezë, përfshirë 270 fëmijë dhe 430 të mbajtur nën masën e ashtuquajtur "burgim administrativ".
Përmes "burgimit administrativ", Izraeli privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ. Ky lloj burgim mund të zgjatet madje deri në pesë vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur "përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit".