Bota

Izraeli vazhdon sulmet kundër Gazës

Trupat e atyre që humbën jetën si pasojë e sulmit u dërguan në morgun e spitalit Ahli Baptist në qytetin e Gazës nga të afërmit e tyre për t'u varrosur më pas

Ekip  | 24.03.2025 - Përdıtësım : 24.03.2025
Izraeli vazhdon sulmet kundër Gazës

Gaza

Ka patur të vrarë dhe të plagosur si pasojë e sulmit që ushtria izraelite ka kryer ndaj shtëpisë që i përket familjes Abu Aker në lagjen Shuyaiyya në lindje të qytetit të Gazës, raporton Anadolu.

Trupat e atyre që humbën jetën si pasojë e sulmit u dërguan në morgun e spitalit Ahli Baptist në qytetin e Gazës nga të afërmit e tyre për t'u varrosur më pas.

Familjarët e atyre që humbën jetën përjetuan pikëllim për të afërmit që u vranë në sulmet izraelite.

Ushtria izraelite rifilloi sulme të ashpra në Rripin e Gazës më 18 mars, duke shkelur armëpushimin që hyri në fuqi më 19 janar.

Që nga tetori i vitit 2023 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë rreth 50 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe janë plagosur mbi 112 mijë të tjerë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın