Bota

Izraeli vret 11 palestinezë gjatë sulmeve në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës

Në sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në orët e fundit janë vrarë 11 palestinezë dhe shumë të tjerë janë plagosur

Nour Mahd Ali Abuaisha, Ali Semerci  | 07.11.2024 - Përdıtësım : 07.11.2024
Izraeli vret 11 palestinezë gjatë sulmeve në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës

Gaza

Në sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në orët e fundit janë vrarë 11 palestinezë dhe shumë të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu.

Sipas informacionit që ka marrë Anadolu nga zyrtarët shëndetësorë, dy palestinezë, njëri prej të cilëve fëmijë, u vranë në sulmin me bombë të Izraelit që sulmoi një shtëpi në kampin e refugjatëve Nusairat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Dëshmitarët okularë thanë se të paktën 4 palestinezë u vranë si pasojë e sulmit të Izraelit ndaj civilëve të mbledhur pranë stadiumit të Palestinës në perëndim të qytetit të Gazës.

Në lajmin e televizionit Al-Aqsa thuhet se 5 palestinezë u vranë si pasojë e një avioni zbulues të ushtrisë izraelite që bombardoi një grup qytetarësh pranë xhamisë Haifa në Tel ez-Zater në veri të Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın