Bota

Izraeli vret 12 palestinezë në sulmet në Rripin e Gazës

Të paktën 12 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite në vende të ndryshme të Rripit të Gazës

Ali Semerci  | 26.11.2024 - Përdıtësım : 26.11.2024
Izraeli vret 12 palestinezë në sulmet në Rripin e Gazës

Istanbul

Të paktën 12 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite në vende të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, thuhet se ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj kundër Rripit të Gazës.

Gjashtë persona përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit me bombë që ushtria izraelite kreu ndaj një shtëpie që i përket familjes Al-Jadbah në lagjen Et-Tuffah në lindje të qytetit të Gazës.

Në lajmin e WAFA-s thuhet se dy persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite me zjarr artilerie në bulevardin "Kishko" në rajonin Al-Abrar në lindje të lagjes Al-Zeitoun në juglindje të qytetit të Gazës.

Gjithashtu tre persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan palestinezët të cilët ishin mbledhur në kampin e refugjatëve Al-Shati në perëndim të Gazës.

Një person humbi jetën si pasojë e bombardimit të pjesës veriore të kampit të refugjatëve Bureij në pjesën qendrore të Rripit të Gazës nga mjetet ajrore pa pilot (dronët) e ushtrisë izraelite, thuhet ndër të tjera në lajmin ku bëhet e ditur se ekipet e ambulancave nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat e personave të vrarë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın