Bota

Japonia dhe Gjermania bien dakord për të rritur bashkëpunimin e sigurisë

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i cili mbërriti dje në Berlin për një vizitë zyrtare pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s në Washington, u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Islam Uddin  | 13.07.2024 - Përdıtësım : 14.07.2024
Japonia dhe Gjermania bien dakord për të rritur bashkëpunimin e sigurisë Foto: AA/Arkiv

Ankara

Japonia dhe Gjermania kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin e tyre të sigurisë në rajonin Indo-Paqësor, transmeton Anadolu.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i cili mbërriti dje në Berlin për një vizitë zyrtare pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s në Washington, u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Siç raporton Kyodo News, në takim Kishida ka thënë se “është e rëndësishme që aleatët dhe vendet me të njëjtin mendim të marrin një përgjigje të bashkuar ndaj sfidave në sigurinë ekonomike”.

Gjatë një konference të përbashkët për media, Scholz theksoi nevojën për bashkëpunim për të reduktuar varësinë e furnizimit në vende dhe rajone të caktuara.

Të dy liderët ranë dakord që ministrat e tyre të mbrojtjes dhe të jashtëm do të zhvillojnë bisedime të sigurisë “dy plus dy” në Japoni në një datë në të ardhmen e afërt.

Sipas raporteve në media, marrëveshja e blerjes dhe ndër-shërbimit midis dy vendeve hyri në fuqi të premten, duke lehtësuar ndarjen më të lehtë të ushqimit, karburantit dhe municionit midis Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë dhe ushtrisë gjermane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın