Bota, Koronavirusi

Japonia do të karantinojë vizitorët nga Kina dhe Koreja e Jugut

Japonia ka më shumë se 1,050 raste të konfirmuara, përfshirë 706 nga anija lundruese që është në karantinë, pasi transmetimi brenda Japonisë është përshpejtuar

Ekip  | 05.03.2020 - Përdıtësım : 05.03.2020
Japonia do të karantinojë vizitorët nga Kina dhe Koreja e Jugut

Tokio

Kryeministri japonez Shinzo Abe deklaroi se Japonia do të vendosë karantinë 14-ditore për të gjithë vizitorët nga Kina dhe Koreja e Jugut përpara se t’u lejohet hyrja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ata do të dërgohen në një objekt qeveritar për karantinë dhe nuk do të lejohen të përdorin transportin publik, tha sot Abe teksa zyrtarët rrisin përpjekjet e tyre kundër përhapjes së virusit.

Japonia ka më shumë se 1,050 raste të konfirmuara, përfshirë 706 nga anija lundruese që është në karantinë, pasi transmetimi brenda Japonisë është përshpejtuar.

Abe tha kjo dhe java e ardhshme janë vendimtare për Japoninë që të marrë kontrollin e shpërthimit pasi qeveria e tij përballet me presion për të frenuar virusin përpara Lojërave Olimpike të Tokios.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın