Turgut Alp Boyraz
30 shtator 2015•Përditësim: 30 shtator 2015
JERUSALEM (AA) - Gjatë dy javëve të fundit forcat izraelite kanë ndaluar 174 palestinezë në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë izraelite, Luba Samiri ka thënë se që nga 13 shtatori deri më sot janë ndaluar 174 persona, në mesin e të cilëve edhe 69 fëmijë.
Personat u arrestuan nën dyshimin se kanë prishur rendin publik. Vetëm mbrëmë janë ndaluar 13 persona. Samiri vuri në dukje se në mesin e të ndaluarve mbrëmë ishin pesë fëmijë. Thekson se fëmijët pretendohet të kenë qenë të përfshirë në "hedhjen e gurëve në forcat e sigurisë."
Këshilli i Sigurimit i Izraelit zhvilloi një takim, të udhëhequr nga kryeministri Benyamin Netanyahu dhe solli vendimin se ushtarëve izraelit ju duhet dhënë autorizimin se mund të hapin zjarr ndaj palestinezëve të cilët hedhin "gurë dhe kokteje molotovë ndaj ushtarëve".
Gjithashtu sollën vendimin se personat që bëjnë gjërat në fjalë do të marrin dënime me burgim prej katër deri 20 vjet dhe se fëmijët do të marrin dënime me gjobë.