Bota

Jordania, Iraku dhe Libani mbyllin hapësirën ajrore pas sulmit raketor iranian ndaj Izraelit

Izraeli raportoi se Irani lëshoi rreth 200 raketa si hakmarrje për vrasjen e disa figurave, duke përfshirë kreun e Hamasit Ismail Haniyeh dhe atë të Hezbollahut Hassan Nasrallah

Mohammad Sıo  | 02.10.2024 - Përdıtësım : 02.10.2024
Jordania, Iraku dhe Libani mbyllin hapësirën ajrore pas sulmit raketor iranian ndaj Izraelit

Jordan

Jordania, Iraku dhe Libani njoftuan mbylljen e hapësirës së tyre ajrore sonte pas sulmit raketor iranian ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.

Ky informacion u lëshua në deklaratat e Komisionit Rregullativ të Aviacionit Civil Jordanez, Ministrisë së Transportit të Irakut dhe Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit të Libanit.

Komisioni Rregullator i Aviacionit Civil Jordanez tha se ka “mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore të mbretërisë për të gjitha fluturimet (hyrje, dalëse dhe tranzit)”, sipas agjencisë zyrtare jordaneze të lajmeve.

Hytham Mesto, kreu i komisionit, theksoi se vendimi është marrë “për shkak të situatës në rritje në rajon, e cila paraqet rreziqe për operacionet e fluturimit dhe sigurinë e pasagjerëve”, shtoi agjencia.

Mesto tha gjithashtu: “Kjo masë paraprake do të rishikohet bazuar në zhvillimet e vazhdueshme dhe vlerësimet e rrezikut”.

Ndërkohë, ministri i Transportit i Irakut Razzaq Muhaybis al-Saadawi tha: “Për të garantuar sigurinë e navigimit ajror dhe avionëve tranzit, ne kemi drejtuar mbylljen e hapësirës ajrore të Irakut për operacionet e fluturimit”.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit raportoi se zyra për media e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit të Libanit Ali Hamieh tha në një deklaratë: “Për shkak të zhvillimeve rajonale, hapësira ajrore do të mbyllet për trafikun ajror për dy orë, pas së cilës do të bëhet një rivlerësim për rifillimin e fluturimeve”.

Më herët, Izraeli raportoi se Irani lëshoi rreth 200 raketa si hakmarrje për vrasjen e disa figurave, duke përfshirë kreun e Hamasit Ismail Haniyeh dhe atë të Hezbollahut Hassan Nasrallah.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın