Bota

Jordania: Sulmi ndaj autokolonës së OKB-së nga Izraeli në Gaza është turp i sistemit ndërkombëtar

Ministri Ayman al-Safadi tha se Gaza është bërë një varrezë jo vetëm për fëmijët, por edhe për të drejtën ndërkombëtare

Esat Fırat, Laith Al-jnaidi  | 22.07.2024 - Përdıtësım : 22.07.2024
Jordania: Sulmi ndaj autokolonës së OKB-së nga Izraeli në Gaza është turp i sistemit ndërkombëtar

Amman

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman al-Safadi, tha se sulmi i ushtrisë izraelite ndaj autokolonës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Rripin e Gazës është një turp për të gjithë sistemin ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

Ministri Safadi në deklaratën e tij me shkrim në llogarinë e tij në platformën e mediave sociale X, në lidhje me ushtarët izraelitë që sulmuan autokolonën e OKB-së, tha: “Ky është një krim lufte. UNRWA dhe të gjitha organizatat e tjera humanitare dhe stafi i tyre duhet të mbrohen nga sulmet e forcave pushtuese izraelite dhe krimet e luftës”.

Duke tërhequr vëmendjen për sulmin e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, Safadi tha se Gaza është bërë një varrezë jo vetëm për fëmijët, por edhe për të drejtën ndërkombëtare. "Kjo është turp për të gjithë sistemin ndërkombëtar", theksoi ai.

Philippe Lazzarini, Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA), në deklaratën e tij në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm deklaroi se dje forcat izraelite hapën zjarr ndaj një autokolone të OKB-së në Gaza.

Duke thënë se autokolona ishte cak i një sulmi të fuqishëm në rajonin e Luginës së Gazës teksa po shkonte në qytetin e Gazës, Lazzarini tha se automjeti i blinduar i OKB-së, i cili u godit nga 5 plumba, u dëmtua rëndë.

Ushtria izraelite, e cila vazhdon luftën e saj gjenocidale kundër palestinezëve në Rripin e Gazës, shpesh synon organizatat e ndihmës, veçanërisht OKB-në.

Në sulmin e kryer nga ushtria izraelite në rajonin Deyr al-Belah në Gaza më 1 prill, humbën jetën 7 punonjës të Kuzhinës Qendrore Botërore (WCK).

Theksohet se ekipi ndodhej në 2 automjete të blinduara me logon e organizatës në zonën e de-përshkallëzimit gjatë sulmit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın