Bota

Këshilli i Bashkisë së Athinës bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Liban

Vendimi i Bashkisë i kërkon qeverisë greke që t'i shmanget ndonjë bashkëpunimi që do të shkaktojë përhapjen e luftës, thellimin e krizës humanitare si dhe rritjen e humbjeve civile

Derya Gülnaz Özcan  | 14.11.2024 - Përdıtësım : 14.11.2024
Këshilli i Bashkisë së Athinës bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Liban

Athinë

Në vendimin e marrë në Këshillin e Bashkisë së Athinës është bërë thirrje për armëpushim në Gaza dhe Liban, transmeton Anadolu.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Athinës, Kostas Papadakis, në postimin e tij në rrjetet sociale, njoftoi se kanë bërë thirrje për armëpushim në Gaza dhe Liban.

Sipas tekstit të shpërndarë nga Papadakis, Bashkia e Athinës bëri thirrje për armëpushim sa më shpejt në Gaza dhe përfundimin e "konfliktit" në Liban.

Vendimi gjithashtu i kërkon qeverisë greke që t'i shmanget ndonjë bashkëpunimi që do të shkaktojë përhapjen e luftës, thellimin e krizës humanitare si dhe rritjen e humbjeve civile, ndërkaq i kërkon edhe pjesëmarrje aktive në iniciativat për armëpushim.

Komuniteti Palestinez i Greqisë, nga ana tjetër, në postimin në rrjetet sociale tha se Athina ishte kryeqyteti i parë evropian që bëri thirrje për armëpushim në Palestinë dhe Liban.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın