Bota

Kafenetë kanadeze riemërtojnë kafenë "Americano" në "Canadiano" në përgjigje të Trumpit

Një kafene në Toronto shfaqi një tabelë "Canadiano" në menu pranë kafesë "Americano", së bashku me një simbol që refuzon idenë e Kanadasë si shteti i 51-të i SHBA-së

Abdulbesar Ademi, Ekip  | 06.03.2025 - Përdıtësım : 06.03.2025
Kafenetë kanadeze riemërtojnë kafenë "Americano" në "Canadiano" në përgjigje të Trumpit

Toronto

Në përgjigje të komenteve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Kanadanë, disa kafene në mbarë vendin kanë filluar të riemërtojnë "Americano"-t në menutë e tyre si "Canadiano", raporton Anadolu.

Një kafene në Toronto shfaqi një tabelë "Canadiano" në menu pranë kafesë "Americano", së bashku me një simbol që refuzon idenë e Kanadasë si shteti i 51-të i SHBA-së.

Më 1 shkurt, presidenti amerikan Trump nënshkroi një dekret për vendosjen e tarifave prej 25 për qind për importet nga Kanadaja dhe Meksika dhe 10 për qind tarifa për importet nga Kina.

Një tarifë më e ulët prej 10 për qind u vendos për burimet energjetike të importuara nga Kanadaja dhe tarifat u vendosën të hyjnë në fuqi më 4 shkurt.

Megjithatë, më 3 shkurt, Trump pezulloi zbatimin e tarifave për një muaj, përballë masave që do të merrnin nga Kanadaja dhe Meksika për të rritur sigurinë kufitare.

Me skadimin e kësaj periudhe, dje hynë në fuqi tarifat e pezulluara prej 25 për qind për mallrat e importuara nga Kanadaja dhe Meksika.

Me fillimin e tarifave amerikane kundër Kanadasë, kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se SHBA-ja ka nisur një luftë tregtare kundër vendit të tij dhe njoftoi se Kanadaja do t'i përgjigjet mallrave amerikane me vlerë 155 miliardë dollarë (107 miliardë dollarë) me të njëjtin ritëm në përgjigje të tarifave prej 25 për qind të vendosura nga vendi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın