Ekip
04 Tetor 2020•Përditësim: 05 Tetor 2020
Autoritetet franceze bënë të ditur se shumica e votuesve në Kaledoninë e Re, arkipelagut në Paqësorin Jugor, kanë zgjedhur të mbeten pjesë e Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Përtejdetit tha se rezultatet tregojnë se 53,3 për qind e votuesve që morën pjesë në referendumin e së dielës kanë votuar për të mbajtur lidhjet me Francën, ndërsa 46,7 për qind mbështetën pavarësinë.
Votimi i së dielës ishte rezultat i një procesi që filloi 30 vjet më parë për t'i dhënë fund viteve të dhunës në rajon midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të ndarjes nga Franca.
Arkipelagu i Paqësorit Jugor ka qenë pjesë e Francës që nga viti 1853.