Gülbahar Sayım
11 Shkurt 2016•Përditësim: 11 Shkurt 2016
MAROUA (AA) - Në sulmin e organizatës Boko Haram në Kamerun u vranë 7 persona,raporton Anadolu Agency (AA).
Theophile Nguia, një nga zyrtarët e rajonit Mayo Tsagana në veri të vendit, deklaroi se nga sulmi i Boko Haram-it në qytetin Idua jetën e humbën 7 persona.
Pastori i rajonit Buba Marcel tha se militantët pasi që kanë sulmuar popullatën në qytet i kanë vënë zjarrin 3 kishave.
Që nga fillimi i vitit organizata ka intensifikuar sulmet ndaj civilëve. Boko Haram, i cili më parë përleshej me forcat e sigurisë, në periudhën e fundit është duke kryer sulme ndaj xhamive, shkollave dhe qyteteve.
Ministri i Komunikacionit, njëherit edhe zëdhënës i qeverisë Issa Tchiroma Bakari, në deklaratën e tij muajin e kaluar njoftoi se organizata Boko Haram që nga viti 2013 rreth 300 herë ka shkelur kufijtë e Kamerunit duke kryer 32 sulme vetëvrasëse, ku mbetën të vrarë rreth 1000 civilë, 67 ushtarë dhe 3 policë.