Ekip
12 Prill 2021•Përditësim: 12 Prill 2021
Kameruni ka marrë 200 mijë doza të vaksinës Sinopharm si donacion nga qeveria kineze për vendin e Afrikës Qendrore, raporton Anadolu agency (AA).
Vaksinat mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar Nsimalen të kryeqytetit Yaounde.
Ambasadori kinez, Wang Yingwu dhe ministri i Shëndetësisë i Kamerunit, Manaouda Malachi, nënshkruan dokumentet e dorëzimit dhe të marrjes së donacionit.
Kryeministri Joseph Dion Ngute tha se është i gatshëm të merrte dozën e tij të vaksinës sa më shpejt të jetë e mundur si mënyra më e përshtatshme e mbrojtjes kundër virusit.
Të premten, Malachi u kërkoi kamerunasve që të marrin vaksinën, veçanërisht ata në grupet prioritare.
Kameruni deri më tani ka regjistruar 61.731 raste të koronavirusit, me 56.926 të shëruar dhe 919 vdekje.