Seyit Aydoğan
21 Maj 2020•Përditësim: 21 Maj 2020
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Kanada është rritur mbi 6.000, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria Federale e Shëndetësisë njoftoi se numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend ka arritur në 6.136 ndërsa me 2.064 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 80.142. Thuhet se numri i personave të prekur që janë shëruar nga virusi ka arritur në 40.766.
Kreu i Unionit të Mjekëve të Kanadasë, Sandy Buchman tha se vendi nuk është përgatitur për një valë të mundshme të COVID-19 dhe se mungesa e pajisjeve të mbrojtjes personale dhe e testeve ka lënë të pambrojtur shoqërinë.
Duke folur në Komitetin e çështjeve sociale në Senatin e Kandasë, Buchman bëri të ditur se kanë filluar të hapen disa bizenese. "Po luajmë kumar duke bërë këtë. Për të vendosur se çfarë do të veprojmë në hapat e mëtejshëm kemi nevojë për teste të mjaftueshme. Po përpiqemi, por mendoj se nuk jemi të gatshëm për një valë të dytë", tha ai.