Bota

Kapen në flagrancë emigrantët e parregullt duke i prerë barrierat prej hekuri në kufirin Poloni-Bjellorusi

Në videon e publikuar nga rojet kufitare polake, shihen oficerët e sigurisë duke ndërhyrë tek emigrantët që kalojnë kufirin duke i prerë barrierat prej hekuri

Dzihat Aliju  | 25.03.2025 - Përdıtësım : 26.03.2025
Kapen në flagrancë emigrantët e parregullt duke i prerë barrierat prej hekuri në kufirin Poloni-Bjellorusi

Varshavë

Rojet kufitare polake kanë parandaluar emigrantët e parregullt të cilët ishin duke u përpjekur për të hyrë në vend duke i prerë barrierat prej hekuri në kufirin me Bjellorusinë, raporton Anadolu.

Në videon e publikuar nga rojet kufitare polake, shihen oficerët e sigurisë duke ndërhyrë tek emigrantët që kalojnë kufirin duke i prerë barrierat prej hekuri.

Polonia filloi ndërtimin e një barriere në kufirin e saj me Bjellorusinë në janar të vitit 2022 për të frenuar emigracionin e paligjshëm që rezultoi nga Lufta Rusi-Ukrainë.

Barrierat prej hekuri, të cilat janë 5,5 metra të larta dhe të mbuluara me gardh teli, kushtuan 407 milionë dollarë dhe procesi përfundoi më 30 qershor 2022.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın