Erdoğan Çağatay Zontur
22 mars 2019•Përditësim: 24 mars 2019
Katalonia ka hequr simbolet separtiste në ndërtesat publike para zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë, të parashikuara për 28 prill, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky veprim vjen pasi kryeprokurori hapi hetime kundër presidentit të Katalonjës, Quim Torra, i cili dy herë refuzoi t’u bindet instruksioneve nga Bordi Qendror Zgjedhor i Spanjës për të hequr simbolet separiste në ndërtesat publike.
Torra injoroi udhëzimet nga zyrtarët e bordit zgjedhor për 11 ditë duke cituar “lirinë e fjalës”.
Nga ndërtesat në Administratën Autonome të Katalonjës, presidenti urdhëroi që të largohen parullat mbështetëse të politikanëve katalanas, për të cilët u ngritën akuza ose ikën jashtë vendit.
Ndër simbolet separiste që janë larguar ishin flamujt e Katalonjës dhe shiritat e verdhë, të cilat janë simbol i përpjekjes së pavarësisë së Katalonjës.
Qeveria e pakicës socialiste, e cila është në pushtet që tetë muaj, së fundmi nisi “iniciativën e dialogut” për të siguruar mbështetje për buxhetin e shtetit të vitit 2019 dhe për të ndërmarrë një hap drejt zgjidhjes së problemit katalanas.
Të martën vonë, qeveria publikoi tekstin e një udhërrëfyesi që përbehej nga 21 nene, që u propozua më 20 dhjetor së pari nga Torra tek kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.
Dokumenti i titulluar “Pakti shtetëror për të zgjidhur konfliktin midis Spanjës dhe Katalonjës” preku përpjekjet e ndërmjetësimit ndërkombëtar dhe apeloi për negociata mes qeverisë spanjolle dhe katalanase “në mënyrë të barabartë”.
Spanja shpërndau parlamentin katalanas, pasi qeveria e kësaj të fundit mbajti referendumin e paligjshëm të pavarësisë në tetor të vitit 2017.
Menjëherë pas kësaj, kryeministri spanjoll i asaj kohe, Mariano Rajoy, zbatoi nenin 155 të Kushtetutës së Spanjës, që lejon Madridin të ndërhyj në punët e brendshme të rajoneve autonome të vendit.
Presidenti i larguar katalanas, Carles Puigdemont, pastaj iku nga Spanja në Belgjikë para se të ndalohej nga Gjermania për 12 ditë nën një urdhër arresti të Bashkimit Evropian (BE).
Ai u kthye në Bruksel pas lirimit të tij, ku që nga ajo kohë ka jetuar në mërgim si i dëbuar.