Serdar Bıtmez,Mahmut Geldi
22 nëntor 2021•Përditësim: 23 nëntor 2021
Katari dhe Omani nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e investimeve të ndërsjella, turizmit dhe mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli shtetëror i Katarit thuhet se Emiri Sheikh Tamim bin Hamed Al Sani u takua me Sulltanin e Omanit, Heytham bin Tariq, i cili ishte për vizitë në kryeqytetin Doha.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e politikës, ekonomisë, investimeve, transportit, turizmit dhe punët e përbashkëta që do të ofrojë Gjiri për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Midis qeverive të dy vendeve u nënshkruan një sërë marrëveshjesh në prani të emirit të Katarit Al Thani dhe sulltanit të Omanit, Heytham.
Më tej thuhet se marrëveshjet në fjalë përfshijnë bashkëpunimin që do të forcojë marrëdhëniet ushtarake mes Katarit dhe Omanit ndërsa janë arritur marrëveshje bashkëpunimi në fushën e investimeve, transportit detar, turizmit si dhe në luftën kundër evazionit fiskal.
Në përputhje me përpjekjet e saj për të tërhequr investime dhe për të diversifikuar burimet e saj të të ardhurave, Sulltanati i Omanit në vitin 2021 nënshkroi disa marrëveshje bashkëpunimi me vendet e tjera të Gjirit si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).