ANKARA (AA) - Popullsia në Katar, vend i cili do të vizitohet nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të vizitës së tij në vendet e Gjirit përbëhet 87 përqind nga emigrantët e huaj kryesisht nga muslimanët e Azisë jugore të cilët vijnë në vend për të punuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Katari në kuadër të mbështetjes së afërt për luftën që Turqia zhvillon kundër organizatës terroriste FETO së fundmi, muajin e kaluar ekstradoi në Turqi dy persona të lidhur me organizatën.
Katari i cili është ndalesa e fundit e vizitës katër ditore të Presidentit Erdoğan në Gjirin Persik ndodhet në Gadishullin Arabik.
Arabia Saudite është fqinji i vetëm me kufi tokësor me Katarin, ndërsa vendet e tjera që e rrethojnë janë Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani.
Katari krahas sipërfaqes territoriale prej 11 mijë e 521 kilometra katrorë ka edhe një bregdet prej 563 kilometra.
Në vendin me kryeqytet Doha popullsia është afërsisht 2.2 milionë banorë nga të cilët vetëm 13 përqind e popullsisë në Katar përbëhet nga Arabët e Katarit, ndërsa pjesa tjetër prej 87 përqind përbëhet nga të huajt që vijnë në vend për të punuar, shumica e të cilëve janë muslimanë të Azisë së Jugut.
Teksa në vend gjuha zyrtare është arabishtja, gjërësisht përdoret edhe anglishtja si gjuhë e huaj. Ndërsa theksohet se popullsia e vendit përbëhet 85 përqind nga sunnitët ndërsa pjesa tjetër 15 përqind nga shiitët.
Katari i cili u pushtua nga Britania e Madhe menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Vendi fitoi pavarësinë në vitin 1971.
Në krye të vendit i cili qeveriset me monarki absolute, që nga viti 2013 ndodhet emiri i Katarit Temim bin Hamad Al Sani, ndërsa detyrën e kryeministrit e kryen Abdullah bin Nasir Al Sani.
Katari është anëtar i organizatave si Kombet e Bashkuara (OKB), Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), Lidhja Arabe, Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC), Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dhe Lëvizja e të parreshtuarve (NAM).
Partnerë kryesorë të tregtisë Katari ka Japoninë, Korenë e Jugut, SHBA-të dhe Kinën dhe eksporton kryesisht produkte dhe nënprodukte të naftës, produkte plastike, aluminit dhe nën produktet e tij si dhe importon makineri dhe pajisje, mjete, pajisje elektronike dhe elektrike.
Marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë në mënyrë të afërt që prej 45 vitesh
Marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Katarit janë vendosur në vitin 1972 menjëherë pasi Katari fitoi pavarësinë.
Ambasada e Turqisë në Doha dhe ambasada e Katarit në Ankara janë hapur në vitin 1979, ndërsa kryekonsullata e Katarit në Stamboll ka nisur aktivitetin e saj në vitin 2008.
Turqia eksporton në Katar anije, jahte, pajisje elektrike dhe elektronike, makineri, produkte të tekstileve shtëpiake, mobilje dhe produkte ushqimore, ndërsa importon nga Katari produkte dhe nënprodukte të naftës, gaz natyror, produkte të aluminit, dhe produkte kimike dhe plastike.
Ndërsa numri i vizitorëve të ardhur nga Katari në Turqi në vitin 2014 ka arritur në 1.822 persona. Kjo shifër në vitin 2015 ka qenë 2.139 persona.
Bashkëpunim i afërt në luftën kundër FETO-s
Katari i cili është në bashkëpunim të afërt me Turqinë për zgjidhjen e problemeve rajonale, edhe në politikën e jashtme i kushton një rëndësi të veçantë Turqisë.
Marrëdhëniet mes dy vendeve zhvillohen nëpërmjet mekanizmave si Komiteti i lartë strategjik, Komiteti i përbashkët ekonomik, Këshilli i Biznesit, Forumi i biznesit, GCC dhe OIC. Gjithashtu dy vendet vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhëniet me vizitat e shpeshta dhe të ndërsjella.
Në kuadër të kësaj Emiri i Katarit Temim bin Hamad Al Sani, së fundmi vizitoi Turqinë dhjetorin e kaluar për të kryesuar me presidentin Erdoğan takimin e dytë të Komitetit të lartë strategjik Turqi-Katar i cili u mbajt në qytetin Trabzon.
Temim edhe para kësaj kishte vizituar Turqinë 2 muaj më parë në tetorin e kaluar ku u takua me presidentin Erdoğan.
Ndërsa presidenti Erdoğan së fundmi ka vizituar Katarin në muajin dhjetor të vitit 2015 për takimin e parë të Komitetit të lartë strategjik.
Ministri i Jashtëm i Katarit, Muhammed bin Abdurrahman Al Sani në 24 orët e para menjëherë pas tentativës për grusht shteti nga organizatata terroriste FETO telefonoi homologun turk Mevlüt Çavuşoğlu duke i thënë se Katari mbështet Turqinë kundër grushtit të shtetit dhe i kishte shprehur solidarizimin me qeverinë turke. Më pas Al Sani me një vizitë zyrtare të zhvilluar më 30 korrik në Turqi ka potencuar këtë mbështetje.
Ndërsa në anën tjetër Katari ka bërë të ditur edhe mbështetjen ndaj Turqisë në deklaratën e përbashkët e cila u publikua pas takimit të ministrave të GCC e cila u mbajt tetorin e kaluar në kryeqytetin Rijad të Arabisë Saudite, duke e shpallur "organizatë terroriste" FETO-n e cila kreu tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik.
Gjithashtu Katari si tregues i bashkëpunimit të ngushtë që zhvillon me Turqinë kundër FETO-s, muajin e kaluar deportoi duke dërguar në Turqi dy persona me arsyetimin se kanë lidhje me FETO-n.
Bashkëpunimi ushtarak
Në kuadër të "marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak, në arsim, në industrinë e mbrojtjes dhe për vendosjen e Forcave të Armatosura të Turqisë në territorin e Katarit" të nënshkruar mes dy vendeve dhe të publikuar me vendim të Këshillit të Ministrave më 27 prill 2015, Turqia ka një bazë ushtarake në Katar, në të cilën ndodhen me detyrë 88 ushtarakë nga të cilët 13 oficerë, 19 nënoficerë dhe 56 ekspertë.
Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në nëntorin e kaluar zhvilloi një vizitë në bazën ushtarake në Katar dhe në një fjalim tha: "Stabiliteti dhe siguria e Katarit është po aq e rëndësishme sa stabiliteti dhe siguria e Turqisë. Ne jo vetëm të Katarit por edhe stabilitetin dhe sigurinë e vendeve vëllazërore në Gji e shohim të rëndësishme po aq sa stabiliteti ynë. Ne me hapat e përbashkëta që bëjmë në njërën anë forcojmë lidhjet tona, ndërsa në anën tjetër bëjmë hapa për zgjidhjen e problemeve në rajonin tonë".
"Marrëdhënëniet Turqi-Katar shihen me zili"
Presidenti Erdoğan, para nisjes së tij në vizitën e parë në vendet e Gjirit, në Bahrein mbajti një konferencë për media në shtëpinë e pritjes në Aeroportin Ataturk të Stambollit.
Pasi vuri në dukje se është e njohur pika e arritur e bashkëpunimit me Katarin, Erdoğan, tha se "Marrëdhënëniet Turqi-Katar merren si shembull duke u parë me zili".
Duke shprehur se ka një dialog të afërt në shumë fusha si ajo e ekonomisë, tregtisë, politikën e jashtme dhe investimeve dhe se me vizitat dhe marrëveshjet e nënshkruara të ndërsjella planifikojnë të rrisin edhe më lartë nivelin aktual presidenti Erdoğan, ka thënë:
"Komiteti i lartë strategjik që kemi ndërtuar në nivel liderësh në vitin 2014 ka luajtur një rol shumë kritik në këtë pikë. Komiteti që kryesojmë me emirin e Katarit Temim ka qenë goxha frytdhënës si në takimin e mbajtur në dhjetor 2015 në Doha ashtu edhe në takimin e mbajtur në Trabzon në dhjetor 2016. Si rezultat i këtyre takimeve janë nënshkruar 30 marrëveshje në fusha të ndryshme. Në këshillimet që do të kryejmë me emirin e Katarit do të diskutojmë tema strategjike për rritjen e bashkëpunimit në fushën ushtarake, industrinë e mbrojtjes dhe të investimeve. Gjithashtu do të diskutojmë edhe çështjet rajonale si Siria, Iraku dhe Jemeni. Në muajt e fundit në çështjen e Sirisë kanë ndodhur disa ngjarje të cilat mund të themi se janë pika të kthesës. Jemi në përpjekje intensive për përparimin e procesit të zgjidhjes politike dhe për ndalimin e gjakderdhjes në Siri. Në kuadër të drejtësisë, legjitimitetit dhe barazisë vazhdojmë takime intensive me të gjitha palët pa cenuar kujtimin e dëshmorëve të Sirisë. Kam besimin se së shpejti do të japin rezultate pozitive përpjekjet e realizuara në këshillim me miqtë e vendit tonë. Për këtë arsye i kushtoj edhe një rëndësi të madhe kësaj vizite".
news_share_descriptionsubscription_contact


