Meiramgul Kussainova
04 shkurt 2021•Përditësim: 04 shkurt 2021
Kazakistani evakuoi 12 shtetasit e saj prej të cilëve 7 fëmijë nga Siria me një operacion të veçantë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme e Kazakistanit njoftoi se Komiteti i Sigurisë Kombëtare ka kryer operacionin e evakuimit në Siri.
Në deklaratë bëhet e ditur se si rezultat i operacionit janë evakuuar 12 shtetas të Kazakistanit në Siri prej të cilëve 7 fëmijë dhe një grua.
Më tej thuhet se do të përmbushet legjislacioni kombëtar dhe detyrimet ndërkombëtare në lidhje me qytetarët në fjalë. "Personat që janë përfshirë në akte terroriste do të ndiqen penalisht brenda kornizave të ligjit penal, kurse gratë dhe fëmijët do t'i nënshtrohen një programi rehabilitimi", thuhet në deklaratë.
Gjithashtu theksohet se 2 nga 7 fëmijët e evakuuar ishin jetimë dhe se atyre fëmijëve do t'u sigurohet ndihma e nevojshme nga shteti dhe do të dorëzohen tek të afërmit e tyre.
Kazakistani në vitin 2019 filloi operacionin humanitar "Jusan" me qëllim për t'i evakuuar shtetasit e saj nga Siria .