Bota

KE-ja asnjë koment për fjalimin e Netanyahut në Kongresin Amerikan

"Siç e dini, ne nuk komentojmë fjalimet apo komentet e politikanëve në përgjithësi", tha zëdhënësja e KE-së, Nabila Massrali

Melike Pala  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
KE-ja asnjë koment për fjalimin e Netanyahut në Kongresin Amerikan

Ankara

Zëdhënësit e Komisionit Evropian (KE) deklaruan se nuk do të komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin Amerikan, transmeton Anadolu.

Në konferencën e përditshme për media në Bruksel, gazetarët kujtuan se fjalimi i djeshëm i Netanyahut në Kongresin Amerikan shkaktoi polemika dhe reagime dhe pyetën nëse BE-ja ka ndonjë koment.

Zëdhënësja e KE-së, Nabila Massrali tha se nuk do të komentojë fjalimin e Netanyahut. "Siç e dini, ne nuk komentojmë fjalimet apo komentet e politikanëve në përgjithësi", tha ajo.

Massrali shtoi se pozicioni i BE-së për situatën në Lindjen e Mesme është "shumë i qartë".

Ariana Podesta, një tjetër zëdhënëse e KE-së, tha: "Ne nuk do ta komentojmë fjalimin. Prandaj nuk kemi koment për pyetjen tuaj".

KE-ja e kryesuar nga Ursula von der Leyen, është kritikuar se ka mbajtur anën në favor të Izraelit në lidhje me situatën në Rripin e Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.