Ekip
02 Maj 2020•Përditësim: 03 Maj 2020
Autoritetet në Kenia gjetën trupat e pesë efektivëve të policisë të premten, të cilët humbën jetën në një përmbytje të rrëmbyeshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Efektivët ishin nisur të enjten për në kampin e tyre në Chemoe, i cili ndodhet në Baringo, në rrafshinën e Luginës Rift.
"Prishja e automjetit ishte 200 metra larg nga përmbytjet", tha komandanti i policisë së Luginës së Riftit, Marcus Ochola, për median lokale.
"Ata ishin aq afër kalimit në anën tjetër, kur vërshuan përmbytjet", shtoi ai.
Shtatë nga 12 efektivët u përfshinë nga përmbytjet ndërsa po përpiqeshin të kalonin një rajon kodrinor.
Pesë policët e mbijetuar u shtruan në spital në Kabarnet.
Trupat e dy efektivëve mbeten të zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur.
Për dallim nga shumë zona të Kenias, rajoni i Luginës Rift është duke përjetuar reshje mbi mesataren, tha Ochola.
Kenia aktualisht është në sezonin e shirave të pandërprera, i cili zgjat nga marsi deri në maj.
Më shumë se 30 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në muajin e kaluar.