Büşra Selvi Öğütcen
15 Korrik 2016•Përditësim: 15 Korrik 2016
NAIROBI (AA) - Një efektiv i policisë në Kenia gjatë një krize nervore ka vrarë 7 kolegë të tij dhe më pas është qëlluar nga forcat e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga zyrtarë të policisë efektivi në detyrë në komisariatin Kapenguria, Abdilahkim Maslah, ka kaluar një krizë nervore shkaqet e të cilës ende nuk dihen dhe ka vrarë 7 nga 8 kolegët të tij në këtë komisariat. Njëri prej kolegëve të tij arriti të shpëtojë. Më pas një numër i madh forcash policore janë drejtuar drejt këtij komisariati.