Muhammed Bilal Kenasari
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
WASHINGTON (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry duke theksuar se janë të kënaqur për vendosjen në zbatim të marrëveshjes për ndalimin e konflikteve në qytetin Halep të Sirisë tha se konfliktet në përgjithësi janë pakësuar por ende në disa zona marrëveshja nuk zbatohet, raporton Anadolu Agency (AA).
Kerry para takimit me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini ka dhënë informacione në lidhje me marrëveshjen për ndalimin e konflikteve në Halep e cila ka hyrë në fuqi në orën 00.01 me orën lokale të Damaskut.
"Kemi marrë informacione se në disa zona janë pakësuar konfliktet. Ndërsa në disa zona të tjera konfliktet vazhdojnë dhe kjo nuk na befason neve sepse marrëveshja ka hyrë në fuqi një minutë pas mesnatës", tha diplomati amerikan.
Kerry ka theksuar se po punojnë në mënyrë të koordinuar me Rusinë për të ndjekur më mirë zbatimin e marrëveshjes në Halep.
Ai u bëri thirrje opozitarëve në Halep dhe forcave të Asadit që të gjitha palët ti pëmbahen kësaj marrëveshjeje.Duke vënë në dukje se edhe nga Rusia kanë kërkuar që të përdorë ndikimin e saj mbi regjimin, Kerry ka thënë "Kërkojmë që Rusia të plotësojë kërkesat e marrëveshjes duke ushtruar presionin e saj mbi regjimin. Gjithashtu edhe SHBA-të do të bëjë të njëjtën gjë me opozitarët".
Ndër të tjera Kerry ka shtuar se brenda dy javësh dëshirojnë të zhvillojnë një takim nën udhëheqjen e SHBA-ve dhe Rusisë ku do të mundësohet edhe pjesëmarrja e Grupit Ndërkombëtar Mbështetës të Sirisë si dhe ministrat e Jashtëm të Evropës dhe të Lindjes së Mesme.