Bota

Kievi dhe Dublini nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen për Ukrainën

Marrëveshja erdhi pasi Zelenskyy zhvilloi bisedime me kryeministrin vizitues irlandez, Simon Harris, i cili mbërriti në Kiev për një vizitë zyrtare më herët gjatë ditës

Burç Eruygur  | 04.09.2024 - Përdıtësım : 04.09.2024
Kievi dhe Dublini nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen për Ukrainën Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Ukraina dhe Irlanda kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim dypalësh dhe mbështetje për Ukrainën, derisa Kievi vazhdon të luftojë Rusinë në mes të konfliktit të vazhdueshëm që filloi në shkurt të vitit 2022, transmeton Anadolu.

“Sot, ne nënshkruam një marrëveshje dypalëshe të sigurisë midis Ukrainës dhe Irlandës, e cila do të na mundësojë të realizojmë plotësisht potencialin e bashkëpunimit midis vendeve tona, si dhe me partnerët tanë në të gjithë kornizën e marrëveshjeve të sigurisë”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Marrëveshja erdhi pasi Zelenskyy zhvilloi bisedime me kryeministrin vizitues irlandez, Simon Harris, i cili mbërriti në Kiev për një vizitë zyrtare më herët gjatë ditës.

Duke theksuar se marrëveshja 10-vjeçare siguron gjithashtu mbështetje të mëtejshme për nevojat humanitare dhe infrastrukturore të Ukrainës, Zelenskyy tha se rreth 170 milionë euro janë ndarë vetëm për vitin 2024.

Zelenskyy shprehu më tej mirënjohjen e tij për Irlandën për kontributin e saj në përpjekjet e përbashkëta të çminimit, të cilat ai tha se po shpëtojnë "jeta të panumërta".

“Ne, sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar qëndrueshmërinë e Ukrainës, Irlandës dhe të gjithë Evropës, përfshirë në fusha të tilla si siguria kibernetike”, shtoi Zelenskyy.

Në një postim të mëparshëm në X, Zelenksyy tha se Irlanda i ka dhënë Kievit rreth 380 milionë euro ndihmë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.

“Irlanda është zotuar të ofrojë 128 milionë euro shtesë në mbështetje ushtarake jo-vdekjeprurëse dhe të paktën 40 milionë euro ndihmë humanitare për vendin tonë këtë vit”, shkroi ai

Gjithsej, Ukraina ka nënshkruar 26 traktate dypalëshe sigurie, duke përfshirë me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Japoninë dhe Bashkimin Evropian (BE).

Marrëveshjet erdhën pasi vendet e G7-tës gjatë një samiti të NATO-s në Lituani në korrik të vitit 2023 deklaruan se po fillojnë bisedimet me Kievin për të zyrtarizuar "mbështetjen e qëndrueshme të tyre përmes angazhimeve dhe marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.