Fuat Kabakçı
13 Prill 2017•Përditësim: 13 Prill 2017
PEKIN (AA) - Ministria kineze e Mbrojtjes ka përgënjeshtruar pohimet se Kina ka dërguar 150 mijë ushtarë në kufirin me Korenë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria thuhet se pohimet se Pekini zyrtar ka dërguar 150 mijë ushtarë në kufirin me Korenë e Veriut pas rritjes së tensioneve, përbëhen nga raporte të prodhuara "pa kujdes".
Në deklaratë është ritheksuar qëndrimi i Kinës në lidhje me çështjen, ndërsa u bëhet thirrje të gjitha palëve t'i kthehen negociatave në lidhje me pastrimin e Gadishullit të Koresë nga armët bërthamore.
Ndryshe, në shtypin evropian dhe amerikan paraprakisht u plasuan lajme se Kina ka kaluar në alarm pas ngritjes së tensioneve në Gadishullin e Koresë, duke dërguar 150 mijë ushtarë.
Nga ana tjetër, po ashtu u pohua se Kina ka bërë furnizime mjekësore përmes ushtarëve për të parandaluar krizën e mundshme të refugjatëve që do lindte në rast të një sulmi të SHBA-ve.